• triathlon-780x438_1533047197-951655

Meridian Express mbështet garën e Trialthon-it (not, çiklizëm dhe vrapim) në Prishtinë

Gërmia 555 në mbështetje të Meridian Express,  për të parën herë në Kosovë, organizon “Triathlon-in” në pishinën e Gërmisë me 19 Gusht, 2018 në Prishtinë. “Triathlon-i” është gara e notit e cila përfshinë tri disciplina, përkatësisht atë në 300m not, 8km çiklizëm dhe 3km vrapim.
Ngjarja e parë moderne për not, biçikletë, vrapim e quajtur “triathlon” u mbajt në Mision Bay, San Diego, Kaliforni më 25 shtator 1974. Triathlon-i është gara më e gjatë dhe më e vështira që përfshin 3.8km not, 180 km çiklizëm dhe 42.195km vrapim (maratonë e plotë).

Në Prishtinë për herë të parë kjo garë po organizohet me iniciativën e Klubit Gërmia555, me mbështetjen e plotë të Meridian Express në distancat prej 300m në not, 8km në çiklizëm dhe 3km në vrapim.

“Klubi Gërmia555 është klub i pasionantëve të vrapimit të cilët vrapojnë çdo ditë, në parkun e Gërmisë me fillim në ora 5:55. Aktiviteti i klubit tashmë e disa vite është zgjeruar edhe me pjesëmarrje në maratona jashtë vendit si dhe me organizime të Maratonës për herë të parë në Kosovë”.

Ndërkaq, mbështetësi i këtyre garave unike që po mbahen në Prishtinë, Meridian Express është rrjeti i marketeve në Kosovë, si dhe njëra ndër kompanitë më të mëdha tatimpaguese në vendin tonë. Sporti, përveç efekteve argëtuese tek masa, është i rëndësishëm për secilën shoqëri meqë përçon mesazhin për një jetë të shëndetshme dhe me plot aktivitete. Meridian Express ofron kontribut të vazhdueshëm në gjitha fushat sportive si: futboll, futsal, basketboll, volejboll, hendboll e të tjera.

Me qëllim të promovimit të sporteve sfiduese dhe mënyrës së shëndetshme të jetës, klubi Gërmia555 ka zgjeruar aktivitetin në atë çfarë njihet si sporti me kërkesën për qëndrueshmëri fizike dhe përgaditje të gjatë, të quajtur triathlon. Synimi i organizatorëve për edicionin e parë të Sprint Prishtina Triathlon është njoftimi i sportëdashësve me këtë disiplinë të re dhe promovimi i mënyrës së shëndetshme të jetës në distancat më të shkurtëra (300m not 8 km çiklizëm dhe 3 km vrapim – sinonim i prefiksit të ri të Republikës së Kosovës).

Gjithashtu, klubi Germia555 dhe Meridian Express, synojnë promovimin e Prishtinës si destinacion turistik dhe sportiv përmes këtij aktiviteti i cili tashmë organizohet në të gjitha kryeqytetet e rajonit, përveç Prishtinës.