• 746B6597

Meridian Express merr çmimin prestigjioz të FIDES

Meridian Express vazhdon të jetë njëra nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë, dhe këtij suksesi i shtohet edhe çmimi për filantropi, ai i “FIDES – në nivel koorporativ.” Meridian Express njihet si rrjet i dyqaneve i cili me moton “n’derë t’shtëpisë,” është njëri nga rrjetet më të suksesshme në Kosovë.
E vecanta e kësaj kompanie është edhe angazhimi dhe përkrahja e ngjarjeve të ndryshme në komunitetin tonë. Si shpërblim i gjithë këtij angazhimi, kompanisë Meridian Express iu nda çmimi për filantropi “FIDES,” nga Forumi për Iniciativa Qytetare “FIQ.”
Çmimi “FIDES” simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.
“Përmirësimin e cilësisë së jetës e kemi shtyllë dhe themel të rrjetit të madh të Meridian Express, dhe për çdo ditë ne synojmë të bëjmë mirë, në çdo veprim që bëjmë dhe në çdo kontakt që kemi. Janë vlerat tona mbi të cilat jemi ndërtuar si biznes. Dhe sot, jemi shumë të nderuar që përpjekjet tona janë vlerësuar nga të gjithë. Është nder dhe privilegj për mua, stafin e Meridian Express dhe gjithë korporatën Meridian” u shpreh Agon Gashi, drejtor ekzekutiv i Meridian Express.
Ai premtoi se angazhimi në komunitet nuk do të ndalet asnjëherë dhe se ky çmim prestigjioz është vetëm një motiv shtesë për punën e tyre.