• Capture1

Meridian Express shpallet një ndër kompanitë më tatimpaguese në Kosovë!

Rrjeti më i madh i marketeve të lagjes në Kosovë Meridian Express, është vlerësuar si njëri ndër 15 tatimpaguesit më të mirë të Republikës së Kosovës.

Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express këtë vit ka shënuar 5 vjetorin e themelimit, ndërsa sot përpos si tatimpaguesi më i mirë në sektor, është edhe rrjeti më i madh i marketeve të lagjes në gjithë Kosovën, përkatësisht në 35 lagje dhe zonat më të populluara urbane të vendit tone

“Ne në Meridian Express besojmë se është përgjegjësi dhe obligim i secilit biznes të paguajë taksat dhe tatimet që i detyrohemi shtetit. Për më shumë ne ndjehemi krenarë dhe të privilegjuar që arrijmë të japim kontribut për ekonominë e vendit tonë dhe mbështetje për qytetet dhe komunitetet në të cilat ne bëjmë biznes. Mbështetja e shtetit dhe ekonomisë është edhe në dobi të biznesit, sepse dobia që ne e bëjmë për vendin na kthehet me krijimin e kushteve dhe mundësive të reja për të bërë biznes, ndërsa ne e ndihmojmë avancimin e infrastrukturës së plotë shtetërore si dhe mundësojmë përmirësim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Agon Gashi, drejtor ekzekutiv në Meridian Express.