• 23632113_10155309922703253_3984394543344756075_o
  • 23632467_10155309923713253_5830650474074657287_o
  • 23632689_10155309923328253_9219993446027877679_o
  • 23675008_10155309922968253_4529594516422286251_o

“Down Syndrome” dhe “Meridian Express” lansojnë projektin “Xhem 21 Mjedra”

Shoqata “Down Syndrome Kosova”, në bashkëpunim me “Meridian Express” lansuan produktin “Xhem 21 Mjedra” i prodhuar nga kjo shoqatë.

Drejtori i “Meridian Express”, Agon Gashi, tha se do të ofrojnë përkrahje për shoqatën “Down Syndrome Kosova”, për të promovuar produktet në kompaninë e tij.

“Është ndjenjë e veçantë që të jemi bashkëpuntorë me ‘Down Syndrome  Kosova’. Për herë të dytë jemi bashkëpunues. Së pari për mjaltën dhe tash edhe për xhemin cilësor. I përgëzoj për punën e bërë. ‘Meridiani’ do t’i përkrah gjithmonë. Zotohem se ne si ‘Meridian’ do të mbështesim projekte të tilla”, tha Gashi.