Notice: wpdb::prepare u thirr pasaktësisht. Kërkesa nuk përmban numrin e saktë të vendmbajtëseve (2) për numrin e argumenteve të dhënë (3). Për më tepër të dhëna, ju lutemi, shihni Diagnostikim në WordPress. (Ky mesazh qe shtuar te versioni 4.8.3.) in /home/buka/public_html/meridianexpress.com/wp-includes/functions.php on line 4140
Meridian Express CSR - Meridian Express

CSR

Qëllimet e   vlerat e mirëfillta të përgjegjësisë shoqërore janë ato që n’a definojnë dhe udhëheqin neve  – dhe mu këto vlera të inovacionit na  bëjnë neve si  kompani të dallohemi dhe të jemi më ndryshe në tërë tregun e Kosovës. Tanimë ne jemi zhvilluar jo vetëm si kompani por edhe si lider i korporatave me përgjegjësi shoqërore në Kosovë. Për më shumë, ne mundohemi që të udhëheqim drejt duke shtyrë kështu akterët tjerë të sektorit privat në Kosovë për të njohur e marrë shembull nga vlerat dhe rëndësia e përgjegjësisë shoqërore të korporatave (CSR).

Që nga fillimi kemi pasur  synim të krijojmë një strategji të qartë rreth kontributit të saj në mirëqenien e komunitetit kosovar. Suksesi jonë ka ardhur duke u mbështetur në vlerat dhe angazhimin e gjatë për kryerjen e një biznesi të përgjegjshëm.

Ne besojmë se suksesi i qëndrueshëm në biznes mund të vijë vetëm nga të kushtuarit vëmendje  ndaj komuniteteve në të cilat ne operojmë. Suksesi ynë, mund të vijë vetëm nga një vlerësim i ndershëm dhe vëmendje në përgjegjësitë tona sociale në secilën prej këtyre fushave.

Ky kontribut, shpërbleu kompaninë tonë me vendin e parë nga Rrjeti CSR Kosova  në vitin 2013 – që njihet edhe si bashkëthemelues i këtij rrjeti.

Mbajtja e lidhjeve solide me komunitetin ku veprojnë ka qenë gjithmonë një prioritet për ne, të cilat i shohim si kontribute reciproke për zhvillimin e komunitetit kosovar si një detyrim dhe një nder. Ky kontribut, vazhdon tash e disa vite të jetë pjesë përbërëse e kulturës së korporatave duke qenë një anëtar aktiv në shoqëri që promovojmë praktikat më të mira dhe veprojmë si një model i përbashkët për të tjerët.

Për më shumë, ne kemi treguar kujdes të veçantë edhe ndaj projekteve të karakterit social. Disa nga aktivitetet në këtë drejtim kanë përfshirë dhënien e donacioneve për fëmijët e fshatit SOS, përmes kampanjës Barazo Faturën. Po ashtu, për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, punëtorët e tanë dhuruan gjak – aktivitet tashmë tradicional i kompanisë. Po ashtu individëve te prekur me sindromin Down , u mundësuam punë praktike me pagesë, në disa dyqane.

Në viti 2016,  ishim bashkëthemelues i Paktit Evropian për Rini në bashkëpunim me rrjetin CSR Kosova.

Për më shumë informata rreth pjesës CSR referohuni: http: //www.meridianexpress.com/activity/