Notice: wpdb::prepare u thirr pasaktësisht. Kërkesa nuk përmban numrin e saktë të vendmbajtëseve (2) për numrin e argumenteve të dhënë (3). Për më tepër të dhëna, ju lutemi, shihni Diagnostikim në WordPress. (Ky mesazh qe shtuar te versioni 4.8.3.) in /home/buka/public_html/meridianexpress.com/wp-includes/functions.php on line 4140
Meridian Express CMP - Meridian Express

CMP

Programi për Certifikimin e Menaxhereve – “Investimi më i rëndësishëm në një kompani është padyshim në stafin e saj si asetin më të rëndësishëm dhe afatgjatë. Në këtë aspekt kompania jonë ka qenë e fokusuar gjithmonë për vite me radhë në bazë të praktikave të implementuara që t’i kushtojë rëndësi maksimale stafit të saj, zhvillimit të tyre profesional dhe krijimin e ambientit të përshatshëm dhe ekipor të punës. Me këtë rast në vitin 2015 duke vazhduar këtë strategji në bazë të praktikave botërisht të njohura, nga menaxhmenti i kompanisë është vendosur që të krijohet dhe lansohet Programi për Çertifikim të Menaxherëve duke u dhëne mundësinë menaxherëve tanë që të zhvillojnë njohuritë e tyre me trajnimet e ofruara nga ky program në lëminë e shitjes me pakicë, menaxhimit, financave dhe proceseve të tjera të nevojshme për efikasitet maksimal në punën e tyre.

Tani është duke u mbajtur gjenerata e III-të e këtij Programi. Nga dy gjeneratat paraprake janë çertifikuar gjithsej 9 Menaxherë kurse nga gjenerata e III-të janë në proces të çertifikimit edhe 4 Menaxherë të tjerë.

Ne jemi krenar që jemi vazhdimisht duke përgaditur gjenerata të reja të menaxherëve të çertifikuar, program ky i cili ka rezultuar me ngritjen e performancës së stafit dhe njësive ku ata menaxhojnë, shtimin e benefiteve dhe njëkohësisht zhvillimin e lojalitetit të perbashkët afatgjatë në përputhshmëri të plotë me kulturën e kompanisë të ngritur për vite me radhë”.