Rreth nesh

Meridian Express është rrjeti i dyqaneve me pakicë afër çdo lagjjeje, i cili mund të frekuentohet nga konsumatorët pa pasur nevojë të veturës dhe tani gjendet pothuajse në derë t’shtëpisë të secilit nga ne, me gjithsejt 32 markete të hapura, duke qenë kështu prezente në qytetet më të mëdha si: Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Pejë dhe Prizren.


Motoja e Meridian Express “N’derë të shtepisë” ka në fokus konsumatorët e lagjeve dhe ata konsumatorë të cilët frekuentojnë çdo dite dyqanet e lagjeve.


Qëllimi i Meridian Express është që të dërgoj sa me afër konsumatorit ofertën më të avansuar në treg, sidomos në produktet e Konditorisë, Bukës, Pemëve dhe Perimeve.
Meridian Express synon që të shërbejë konsumatorët e saj në çdo lagje, duke kursyer kohën e konsumatorit, duke ofruar produktet më të freskëta, një ambient shumë të këndshëm për blerje, si dhe shërbim shumë miqësorë ndaj secilit konsumatorë. Veç kësaj Meridian Express vazhdon të investojë që nga dita e parë në konsumatorët e saj lojal duke i shpërblyer ata për çdo blerje që bëjnë, përmes Programit të Lojalitetit.

Meridian Express është fokusuar në dyqane të mesme dhe të vogla që gjenden në lagje urbane. Fillimisht ky zinxhir do shtrihet në qytetet më të mëdha të Kosovës dhe më vonë në valën e dytë të zgjerimit synohet qasja edhe në qytetet më të vogla dhe në valen e tretë edhe në zona të dendura rurale. Krijimi i një zingjiri të tillë deri sot ka arritur të gjenerojë jo vetëm vlerë të lartë për klientin por edhe ofrimin e afro 230 vende pune, duke qenë kështu një mundësi e mirë për promovimin dhe avansimin e punjonësve të kualifikuar.

Dërgo Mesazh