Project Description

Meridian Express ndan Bursë Shkollore për “Klubin Rotarian Gjakova”

Meridian Express edhe këtë vit partner Gold i Klubit Rotarian Gjakova – Çabrati ku me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u ndanë bursa studimi për studentët nga Komuna e Gjakovës

KLUBI ROTARIAN GJAKOVA-ÇABRATI në bashkëpunim të ngushtë me Klubin Rotaract “GJAKOVA” në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka ndarë dymbëdhjetë bursa studimi për studentët nga Komuna e Gjakovës.

Pas një aktiviteti disa mujor me moton “Dhuro për dije”, rotarianët bashkë me komunitetin e biznesit dhe miqtë e vullnetit të mirë pasuruan Fondin e Bursave të RC “GJAKOVA-ÇABRATI” për vitin akademik 2018/19. Në ceremonin zyrtare më 18 Shkurt 2019, donatorët u dhuran të gjithë bursistëve fitues bursat duke i uruar dhe motivuar për suksese të mëtutjeshme.

Përzgjedhja e studentëve fitues u krye në mënyrë transparente duke i dhënë shumë rëndësi përpos notës mesatare edhe gjendjes socio-ekonomike.

Rotary Klubi “GJAKOVA-ÇABRATI falenderon në mënyrë të veçantë rotarianët dhe mbi të gjitha bizneset partnerë të Fondit të Bursave që kanë dhënë mbështetjen financiare për studentët.

Bizneset përkrahëse të Fondit janë:

Mbështetësit tradicional:

MERIDIAN EXPRESS (Partner Gold)