Project Description

Meridian Express përkrah Festivalin Sportiv “Prishtina 2019”

Meridian Express ka përkrahur Komitetin Olimpik – Kosovo National Olympic Committee në organizimin e Festivalit Sportiv Prishtina 2019 ku morën pjesë mbi 2 mijë fëmijë parashkollorë.

Qëllimi i Festivalit ishte masivizimi i sportit tek këta fëmijë dhe familjarizimi me sportin, si dhe të ngjallet dëshira tek ta që të merren me sport gjatë tërë jetës.