Project Description
Në vazhdën e vizitave, në kuadër të aktiviteteve të Task Forcës Avokuese mbi Standardet e Ndjeshme Gjinore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Avokati i Popullit z. Naim Qelaj, dhe përfaqësueset e UN Women, u priten nga z. Kemajl Bajrami, Drejtor Komercial i Meridian Express dhe Spar, dhe bashkëpunëtorja e tij. Z. Bajrami e njoftoi për së afërmi Avokatin e Popullit, për përkushtimin e kompanisë në respektimin e të drejtave të punëtorëve, respektimin e barazisë gjinore, përmbushjen e të drejtave të cilat rrjedhin nga ligji i punës, respektimin e detyrimeve për sigurin dhe shëndetin në punë, etj.
Për më tepër, gjatë takimit u shpalosen kampanjat e realizuara nga kjo kompani dhe ato në realizim, lidhur me promovimin e të drejtave të fëmijëve, ndihmën e fmijëve në nevojë, promovimin e të drejtave të punonjësve, luftimin e diskriminimit në vendin e punës dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm dhe të shëndetshëm gjatë ushtrimit të detyrave të punës.
Avokati i Popullit, e përgëzoi përfaqësuesin e Meridian Express, për gatishmërinë dhe përkushtimin e suksesshën për përmbushjen dhe respektimin e të drejtave të punonjësve dhe për krijimin e faktorëve që u sigurojnë atyre të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë në vendin e punës, përfshirë përspektiven gjinore, dhe theksoi se praktikat e tilla duhet t’i zbatojnë dhe kopmanitë dhe bizneset e tjeta në Kosovë.