PËR NE

Meridian Express, është themeluar në tetor të vitit 2012, si rrjet i dyqaneve të lagjes ku jemi prezent në tetë qytetet kryesore të Kosovës. Me moton n’derë të shtëpisë” qëllimi ynë është shërbimi i konsumatorëve tanë në çdo lagje, duke ju kursyer kohën, duke ju ofruar produktet më të freskëta, një ambient shumë të këndshëm për blerje si dhe shërbim shumë miqësorë ndaj secilit konsumatorë.

Ne operojmë me 43 dyqane në tetë (8) qytetet më të mëdha në Kosovë: Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, dhe Gjakovë.

Investimi më i rëndësishëm dhe afatgjatë në një kompani është padyshim investimi në stafin e tij. Në këtë drejtim, kompania jonë ka qenë gjithmonë e përqendruar në zbatimin e praktikave më të mira, për t’i kushtuar vëmendje maksimale stafit të saj, zhvillimit të tyre profesional dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për punë ekipore.

Në vitin 2015, ne kemi implementuar një strategji praktike të njohur në mbarë botën, “Programin për Certifikimin e Menaxherëve – CMP” duke i’u ofruar menaxherëve tanë mundësinë për të zhvilluar më tej njohuritë e tyre me trajnimet e ofruara nga ky program në shumë fusha të tilla si: menaxhimi me pakicë, financat dhe proceset e tjera sipas nevojës në mënyrë që të maksimizohet efikasiteti në vendin e tyre të punës.

Jemi krenarë që vazhdojmë të përgatisim vazhdimisht gjenerata të reja të menaxherëve të certifikuar, një program që ka rezultuar në një rritje të performancës së stafit dhe njësive që ata menaxhojnë, rritjen e përfitimeve dhe në të njëjtën kohë zhvillimin e një besnikërie të përbashkët afatgjatë në përputhje të plotë me kulturën e kompanisë së ngritur për vite me rradhë.

Njohuritë mbi tregun, krijimtarinë, përvojën dhe përkushtimin e stafit janë ambasadorët tanë të biznesit, duke kultivuar standarde të larta të shërbimit dhe etikës në vendin e punës.

Veç kësaj, ne vazhdojmë të investojmë që nga dita e parë në konsumatorët tonë lojal duke i shpërblyer ata për çdo blerje që bëjnë, përmes Programit të Lojalitetit.

Qëllimet e vlerat e mirëfillta të përgjegjësisë shoqërore janë ato që e definojnë dhe udhëheqin Meridianin – dhe mu këto vlera të inovacionit e bëjnë këtë kompani të dallohet dhe të jetë më ndryshe në tërë tregun e Kosovës. Meridian Express tanimë është zhvilluar jo vetëm si kompani por edhe si lider i korporatave me përgjegjësi shoqërore në Kosovë. Për më shumë, mundohet të udhëheq drejt duke shtyrë kështu akterët tjerë të sektorit privat në Kosovë për të njohur e marrë shembull nga vlerat dhe rëndësia e përgjegjësisë shoqërore të korporatave (CSR).

MISIONI DHE VIZIONI

Meridian Express është ndërtuar me vizionin për t’u shërbyer konsumatorëve në çdo lagje, me qëllim që të kursejmë kohën e tyre, të ofrojmë produkteve të freskëta, profesionalizëm në një ambient të këndshëm që promovon standarde të larta të mikëpritjes e shërbimit.

Meridian Express synon të jetë prezent me dyqane (të vogla ose të mesme) në të gjitha hapësirat strategjike në Kosovë duke pasur qëllim gjithmonë operimin në bazë të standardeve ndërkombëtare sa i përket dizajnit, planit të shtrirjes dhe ofrimit të produkteve.

Njohuritë mbi tregun, kreativiteti, eksperienca, dhe dedikimi i stafit; janë ambasadorët tonë në treg, duke kultivuar standarde të larta të shërbimit dhe etikave në ambientin e punës.

PËRGJEGJËSIA SOCIALE

Meridianin mund ta gjesh pothuajse në çdo iniciativë të re, qoftë si kontribues apo edhe si inicues i këtyre ideve. Nuk është e rastësishme që përfaqësues të Korporatës Meridian ishin edhe bashkëthemelues të rrjetit CSR në Kosovë. CSR ose përgjegjësia korporative shoqërore, si koncept nuk ishte i ri për korporatën Meridian, sepse ajo vinte nga një filozofi e trashëguar prej brezash.

Kështu, filozofia e Korporatës Meridian karshi përgjegjësisë shoqërore lidhet ngushtë me vlerat vetanake të familjes dhe me kulturën shqiptare që karakterizohet me solidaritetin ndaj të tjerëve.

DYQANET TONA

REGJISTROHU PËR OFERTA