Project Description

Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!

 

Meridian Express, rrjeti i marketeve të lagjes, i njohur me konceptin n’derë t’shtëpisë, hapi marketin e 45-të me rradhë në Kosovë e të parin në qytetin e Mitrovicës Veriore.

 

Rrjeti i marketeve Meridian Express si një ndër korporatat lidere me përgjegjësi shoqërore e korporative në Kosovë, vazhdon të jetë e përkushtuar në mbështetjen dhe shërbimin e të gjithë konsumatorëve të saj me produktet dhe ofertat më të mira në treg.

 

Kjo pikë e re në Mitrovicën Veriore, premton të sjellë një ambient atraktiv, përvojë unike për konsumatorët dhe të ofrojë një shumëllojshmëri produktesh vendore dhe ndërkombëtare që do të përmbushin nevojat e përditëshme të të gjithë komunitetit.

 

Meridian Express sjell në treg llojllshmërinë e produkteve bio, organike, pa gluten si dhe ofertat unike për të gjithë konsumatorët. Në këtë pikë, Meridian Express ka angazhuar një numër të konsiderueshëm të punonjësve multietnik duke punësuar staf nga qyteti i Mitrovicës Veriore si dhe duke krijuar mundësi të reja punësimi e bashkëpunimi. Poashtu, Meridian Express zotohet të kontribuoj në komunitet duke përkrahur projekte dhe inciativa të ndryshme që prekin fushën e përgjegjësisë shoqërore e korporative (CSR).

 

Drejtori ekzekutiv z.Agon Gashi shprehu kënaqësinë për prezencën e Meridian Express edhe në këtë qytet dhe njëherit falenderoj stafin, konsumatorët, bashkëpunëtorët, instancat lokale e qendrore të qeverisjes si dhe mbarë komunitetin në atë zonë, për mbështetjen dhe mundësinë për zhvillim dhe hapje të reja të vendeve të punës. Poashtu, z.Gashi u bëri thirrje edhe bizneseve lokale, fermerëve e prodhuesve lokal që Meridian Express është e hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe se e shohin partneritetin me komunitetin si mundësi zhvillimi të përbashët social dhe ekonomik.

 

I pranishëm gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes, ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë z.Arian Zeka, i cili theksoi që duke pasur parasysh reputacionin e Meridian Express si kompani e shërbimeve cilësore e vlerëson pozitive që shërbimet e tilla të cilësisë së lartë, tash e tutje do t’u ofrohen edhe qytetarëve në Mitrovicën Veriore. Njëherit z.Zeka tha që hapja e kësaj pike të 45-të të Meridian Express, dëshmon përkushtimin e palëkundër të kompanisë për t’i shërbyer të gjithë komunitetit.

 

Ju ftojmë të vizitoni Meridian Express në rrugën Krajl Petra I si dhe të përjetoni një standard të ri të shërbimit dhe cilësisë në blerje.