Project Description

Meridian Express, SPAR Kosova, Meridian Kitchen dhe BUKA Bakery kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kartelën Rinore Europiane – EYCA.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të ofrohen zbritje dhe përfitime të veçanta për të gjithë të rinjtë që janë pjesë e kësaj organizate.
✅ Me Kartelën EYCA, të rinjtë përfitojnë:
3% zbritje në Meridian Express;
10% zbritje në produktet e brendit SPAR;
20% zbritje në produktet e Meridian Kitchen dhe Buka Bakery.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit ishin të pranishëm përfaqësues nga EYCA – pjesë e organizatës Bonevet, si dhe përfaqësues të Meridian Express dhe SPAR.
Znj. Artina Bojku, Përfaqësuese e EYCA Kosova, theksoi:
“Për ne është shumë me rëndësi që të rinjtë në Kosovë të kenë më shumë mundësi për përfitime konkrete përmes Kartës EYCA. Ky partneritet me grupin Meridian jo vetëm që e zgjeron rrjetin e brendeve ku ata mund të shfrytëzojnë kartën, por edhe i afron më shumë me produkte dhe shërbime cilësore në përditshmërinë e tyre.”
Ndërsa znj. Besa Osmani Spahiu, Udhëheqëse e Marketingut në Meridian Express dhe SPAR, theksoi:
“Ne jemi të përkushtuar që të rinjtë të kenë qasje më të lehtë dhe më të favorshme në produktet e brendeve tona. Përmes këtij bashkëpunimi me EYCA Kosova, po i ofrojmë gjeneratës së re një arsye më shumë për ta bërë Meridian Express, SPAR, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery pjesë të përditshmërisë së tyre.