Project Description

Meridian Express e përmbyll këtë vit me një zhvillim të rëndësishëm për komunitetin me fokus të veqantë tek fëmijët, duke nënshkruar një marrëveshje si partner strategjik me organizatën BONEVET në Prishtinë.

Ky bashkëpunim afatgjatë synon mbështetjen e edukimit inovativ, kreativitetit dhe zhvillimit të aftësive praktike tek fëmijët dhe të rinjtë, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm dhe vlerat e Meridian Express për investim të qëndrueshëm në komunitet.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Meridian Express do të jetë partner strategjik i BONEVET për tri vitet e ardhshme, duke kontribuar në iniciativa dhe programe edukative që promovojnë mësimin përmes praktikës, teknologjisë dhe mendimit kritik.