Project Description
Meridian Express për herë të parë në Kosovë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me projektin “Matching Skills to Jobs”, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe i zbatuar nga Swisscontact.
Përmes këtij bashkëpunimi, do të zhvillojmë dhe pilotojmë Programin e Certifikuar të Retailit 2.0, duke sjellë trajnime të bazuara për aftësi në sektorin e retailit në Kosovë.
Kjo iniciativë synon të krijojë një model të qëndrueshëm për zhvillimin e fuqisë punëtore, duke lidhur trajnimin me mundësi reale punësimi për punonjësit tanë dhe për komunitetin më të gjerë të punëkërkuesve.
Leave A Comment