Project Description
Në ambientet e Meridian Express diplomoi gjenerata e parë e programit të Arsimit Dual në profilin Tregti — një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të rinjve dhe lidhjes së arsimit me praktikën profesionale.
Jemi krenarë që ishim pjesë e këtij rrugëtimi, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive profesionale dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës.
Në Meridian Express besojmë se investimi në të rinjtë është investim në të ardhmen, prandaj do të vazhdojmë të krijojmë mundësi reale për mësim, zhvillim dhe karrierë.
Faleminderit Ministria e Arsimit dhe Shkencëdhe Oda Ekonomike e Kosovës për prezencën në këtë ditë të veçantë.
Urime gjeneratës së parë dhe shumë suksese në rrugëtimin tuaj profesional.
Leave A Comment