Project Description
Sepse ne besojmë se gjithçka duhet të ndahet me miqtë!
Filluam kampanjën e 10 vjetorit të themelimit të Meridian Express, pikërisht me miqtë në SOS Fshatrat e Kosovës duke besuar fuqishëm në miqësi, përkrahje të njëri tjetrit dhe kontributit ndaj komunitetit. Përgjatë këtyre 10 viteve, kompania Meridian Express , në vazhdimësi ka përkrahur iniciativa të cilat për qëllim kanë zhvillimin dhe mirëqenjen e komunitetit ku ne operojmë.
Korporata Meridian, është bashkë-themeluese e rrjetit CSR Kosova, fitues i cmimit FIDES për Filantropi, Mik i Fëmijeve, si dhe pjesë e shumë inciativave tjera në vend. Korporata Meridian zotohet që do të vazhdojë kontributin në komunitet dhe përmes aktiviteteve të ndryshme do të vazhdojë të qëndrojë lider në Përgjegjësinë Sociale Korporative.
Miqësia e Meridian Express dhe SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, është miqësi që ka lindur që nga themelimi i kompanisë në vitin 2012, miqësi e ndërtuar mbi një kauze të përbashkët që të sigurohet një familje e lumtur për çdo fëmijë. Për gjatë një dekadë miqësie, Meridian Express u bë pjesë e rritjes dhe zhvillimit të qindra fëmijëve pa përkujdes prindëror dhe në rrezik të braktisjes duke dhuruar në misionin e SOS Fshatit.
Për të shënuar 10 vjetorin e miqësisë me SOS Fshatin dhe po ashtu edhe 10 vjetorin e themelimit, Meridian Express sot, se bashku me konsumatoret , ndau një donacion prej 10,000 Eurove për SOS Fshatin. Falenderojmë gjithë konsumatortët, partnerët, bashkëpunëtorët dhe stafin e Grupit Meridian për përkrahjen, angazhimin dhe motivimin për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.