Project Description
Meridian Express – rrjeti i dyqaneve të lagjes, në bashkëpunim me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” ditë më parë lansuan kampanjën “Dhuro edhe ti për Fitër Bajram” e cila zgjati nga data 29 prill – 7 maj. Qëllimi i kësaj kampanje ishte grumbullimi i sa më shumë pakove për familjet në nevojë që Festën e Fitër Bajramit t’a presin me tryezën e mbushur plot.
Kampanja ishte aktive në 41 markete Meridian Express, të cilat janë të shtrira në tetë qytetet kryesore të Kosovës. Pakot e dhuruara nga konsumatorët e Meridian, përmbanin produkte esenciale 100% vendore, të cilat do t’ju dhurohen familjeve në nevojë.
Yllka Mustafa Vejsa – Menaxhere e Marketingut në Meridian Express, falenderon të gjithë konsumatorët që ndan gëzimin e kësaj feste edhe me të tjerët dhe u bën pjesë e kësaj kampanje, ku falë kontributit të tyre u mblodhën mbi 500 pako. Ne , përveq që ishim organizatorë , poashtu dhuruam pako. E gjithashtu falenderon edhe vullnetarët e ogranizatave bashkëpunuese për këtë kampanjë.
Shpërndarja e këtyre pakove do të bëhet nga Grupi i Vullnetarëve Let’s Do It Kosova” bashkë me Shoqatën “Bereqetin”, të cilët duan të kontribuojnë me shpërndarjen e tyre, në mënyrë që procesi të menaxhohet sa më lehtë, sigurt dhe suksesshëm për shkak të pandemisë si dhe për të ndihmuar ndihmuar familjet në nevojë, për nder të festës të Fitër Bajramit. Përzgjedhja e familjeve për shpërndarjen e ndihmave do të bëhet nga kjo organizatë.