Project Description

Meridian Express – rrjeti i dyqaneve të lagjes, në bashkëpunim me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” kanë filluar kampanjën “Dhuro edhe ti për Fitër Bajram”. Qëllimi i kësaj kampanje është grumbullimi i sa më shumë pakove për familjet në nevojë që Festën e Fitër Bajramit t’a presin me tryezën e mbushur plot.

 

 

Në 41 marketet ,të cilat janë prezente në tetë qytetet kryesore në Kosovë, do të jetë nga një shportë e cila do të përmbajë produkte esenciale, ju mund të kontribuoni duke blerë këto pako të cilat do të  dhurohen për familjet në nevojë. Pako përmban produkte 100 % vendore të cilat janë: miell,pasul, oriz, makarona, vegetë, kripë, supë, llokum dhe lëngje.

 

Grupi i Vullnetarëve #COVID19 është krijuar me iniciativën e organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën / Let’s Do It Kosova” me qëllim të bashkimit të të gjithë atyre qytetarëve, që duan të kontribuojnë vullnetarisht për të menaxhuar sa më lehtë, sigurtë dhe suksesshëm situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19 si dhe për të ndihmuar ndihmuar familjet gjithandej vendit që kanë mungesë të gjërave elementare për jetesë në këto kohë krize. Përzgjedhja e  familjeve për shpërndarjen e ndihmave do të bëhet nga kjo organizatë

 

Yllka MustafaVejsa  – Menaxhere e Marketingut në Meridian Express u bën thirrje gjithë konsumatorëve që të kontriubojnë duke blerë pako ushqimore për këto familje, në mënyrë që edhe familjet në nevojë të shoqërojnë festën me fytyra të buzëqeshura e tavolina të mbushura.

 

Kampanja zgjat nga data 29 prill – 7 maj në të gjitha marketet Meridian Express.

 

Le të ndajmë me të tjerët gëzimin e Festës të Fitër Bajramit!