Project Description

Meridian Express themelon fondin e Bursave në RIT Kosovë (A.U.K)

Meridian Express, donator i vazhdueshëm në Fondin e Bursave të RIT Kosovë (A.U.K.)
Një prej mënyrave se si Meridian Express kontribuon për të mirën e shoqërisë është përmes rolit të tyre si donatorë të vazhdueshëm për pesë vite drejt fondit të bursave të RIT Kosovë (A.U.K.). Meridian Express këtë vit është fitues i çmimit për filantropi “FIDES”, nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ).
“Në planet strategjike për përgjegjësi shoqërore edukimi është gjithmonë prioritet. Investimi në brezat e rinj është gjithmonë strategjia më e vlefshme për të ardhmen e vendit”, thotë Agon Gashi, drejtor ekzekutiv në Meridian Express.
Çdo vit akademik, një kandidat i dalluar i RIT Kosovë (A.U.K.) shpërblehet me bursë të plotë për shkollim, e tëra falë bujarisë së kompanisë Meridian Express.