Project Description

Për të katërtin vit me rradhë organizohet turniri “Meridian Tournament”

Ka përfunduar edicioni i katërt i turneut të futbollit Meridian Express 2019 e mbajtur në Sheshin Skenderbeu në kuadër të projektit 20/20 (20 aktivitete për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës)

Ekipet fituese: Shkolla e futbollit KF Rilindja Prishtinë është shpallur kampion i gjeneratës U11. Shkolla e futbollit KF Ramiz Sadiku është shpallur kampion i gjeneratës U13. Skuadra Olti Dekor, është shpallur kampion i kategorisë senior.

Është viti i katërt me radhë që Meridian Express mbështet këtë organizim, i cili mbledh qindra futbolldashës nga gjitha sferat e shoqërisë tonë.