Project Description

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Meridian Express dhe SPAR në bashkëpunim me UN Women zyra në Kosovë, e lansuan iniciativën “Shfrytëzo potencialin: Hajde puno me ne”. Kjo iniciativë synon punësimin e grave të moshës së mesme të cilat deri më tani i kanë munguar fuqisë punëtore me synimin që të mundësohet integrimi i tyre në tregun me qëllim fuqizimin ekonomik.

Lansimi i kësaj iniciative vë theksin te rëndësia e investimit në fuqizimin ekonomik të grave, e cila hapë rrugën drejt barazisë gjinore, eliminimin e varfërisë dhe rritjen ekonomike.