Project Description

Meridian Express përkrah aktivitetin “Dita e pastrimit të botës 2019”

Meridian Express i është bashkuar aktivitetit “Dita e pastrimit të botës 2019” ku së bashku me stafin dhe vullnetarë të tjerë kemi bërë pastrimin e lagjeve të ndryshme në Prishtinë

Planeti tokë ka më shumë se kurrë nevojë për përkujdesjen tonë të pakusht ndaj ambientit i cili na rrethon. Është kjo pikërisht arsyeja dhe motivi prapa organizimit të “Ditës së Pastrimit të Botës 2019”, ditë e cila edhe këtë vit vazhdon të kontribuoj masivisht në vetëdijësimin e popullatës për dëmin i cili i shkaktohet tokës nga hudhja e mbeturinave.

Këtë vit ndryshe nga vitet tjera Kosova koordinon dhe udhëheq fushatën globale “ Dita e pastrimit të Botës 2019” e që pjesë e fushatës do të jenë mbi 150 vende të ndryshme të botës. Qëllimi i fushatës globale është mobilizimi i sa më shumë njerëzve për të pastruar vendin e tyre – planetin tonë nga mbeturinat duke përçuar njëkohësisht mesazhin për një sjellje humane më miqësore e paqësore ndaj natyrës.

Meridian Express për 6 vite me radhë ka mbështetur aktivitetet e organizuara nga Let’s do it Kosova për pastrim të ambientit duke mbështetur kauzat per një ambient të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë. Meridian Express edhe kësaj radhe i është bashkuar aktivitetit “Dita e pastrimit e botës 2019” ku së bashku me stafin dhe vullnetarët tjerë kanë bërë pastrimin e lagjeve të ndryshme në Prishtinë.

Fushata globale “Dita e Pastrimit të Botës”, e vendosë Kosovën në qendër të më shumë se 150 vendeve të botës të cilat kanë për qëllim unifikimin e popullatës t’a pastrojnë vendin e tyre.