Project Description

Anëtarë nga Forumi Young Global Leaders përmbyllën Albania & Kosovo Learning Journey 2026, një rrugëtim disaditor në Shqipëri dhe Kosovë që bashkoi liderë nga vende dhe fusha të ndryshme për të njohur nga afër zhvillimin, potencialin dhe perspektivat e dy vendeve.
Me ftesë të CEO-së së Meridian Express, z. Agon Gashi anëtar i Young Global Leaders, delegacioni zhvilloi një program të pasur me takime, diskutime dhe vizita në Shqipëri dhe Kosovë, duke sjellë në fokus ekonominë, inovacionin, sipërmarrjen, kulturën, historinë dhe mundësitë për zhvillim e bashkëpunim në të ardhmen.
Përgjatë këtij rrugëtimi u shkëmbyen ide dhe perspektiva me përfaqësues institucionalë, liderë të sektorit privat dhe aktorë të ekosistemeve vendore, duke krijuar mundësi për lidhje të reja dhe për një njohje më të thellë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Për ne si kompani, ishte kënaqësi të kontribuojmë në realizimin e kësaj vizite dhe në prezantimin e potencialit, energjisë dhe mundësive që ofrojnë Kosova dhe Shqipëria para përfaqësuesve të forumit Young Global Leaders.