Project Description

Për të gjashtin vit me rradhë përfundon me sukses kampanja “Barazo Faturën”

Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhuruam 6,048 euro për fëmijët e SOS Fshatit, fonde këto të mbledhura nga kontributi i konsumatorëve tanë
Falenderojmë konsumatorët tanë për kontributin e dhënë gjatë kampanjës “Barazo faturën”

Për vitin e gjashtë me radhë rrjeti i marketeve të lagjes në Kosovë, Meridian Express në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve vazhduan fushatën tradicionale ”Barazo Faturën”.
Përmes kësaj fushate që është mbajtur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë konsumatorët e Meridian Express kanë pasur mundësinë të kontribojnë për SOS Fshatin në gjithë rrjetin e dyqaneve të Meridian Express.
Pas çdo blerje që bëjnë , konsumatorët kanë mundësi të barazojnë faturën, duke dhuruar shumën e mbetur nga fatura për SOS Fshatin. Për hir të transparencës së kampanjës, konsumatorët pranojnë faturën fiskale ku secila shumë e dhuruar figuron në formë të produktit.

Agon Gashi , Drejtor Ekzekutiv në Meridian Express, thotë se jemi shumë të lumtur që në bashkëpunim me konsumatorët tanë, të cilët edhe në kohë pandemie, u treguan zemërgjerë që të ndihmojmë dhe kontribuojmë në përmirësimin e kushteve për fëmijët e SOS Fshatit. Në krahasim me vitet e kaluara , shuma e mjeteve ka kaluar pritshmëritë. Ne zgjodhëm, 1 qershorin, ditën e fëmijëve për të ju dorëzuar çekun duke uruar që të gjithë fëmijët të jetojnë shëndetshëm, të barabartë dhe të kenë mirëqenie sociale.
“Ne si SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë besojmë se asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm. Natyrisht, se puna jonë do të ishte e pamundur pa donacione dhe përkrahje nga komuniteti, përkrahje kjo që ju mundësojnë fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes, që thjesht të jenë fëmijë. Faleminderit Meridian Express-it dhe konsumatorëve të saj që vazhdimisht ndihmojnë fëmijët tanë” shtoi Nezahat Ramadani Salihu – Drejtoreshë Nacionale, SOS Fshatrat e fëmijëve.