1. Termat dhe Kushtet për Përdorimin e Kuponëve:

    Këto terma dhe kushte rregullojnë përdorimin e kuponëve të ofruar nga Aplikacioni Plus;

    Ju lutemi, lexoni me kujdes përpara se të vazhdoni të shfrytëzoni kuponin tuaj.

    1. Shfrytëzimi i kuponit – Kuponët mund të përdoren vetëm përmes platformës zyrtare të aplikacionit;

    2. Çdo kupon është i vlefshëm vetëm njëherë –  përveç nëse specifikohet ndryshe;

    3. Kuponët kanë kohëzgjatje të caktuar, me të cilën njoftohen konsumatorët;

    4. Kuponët e skaduar nuk do të pranohen për riblerje.

    5. Kuponët mund t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga Aplikacioni Plus.

    6. Kuponët nuk mund të shkëmbehen me para në dorë ose me ndonjë formë tjetër të vlerës monetare;

    7. Kuponët nuk mund të transferohen nga një llogari në tjetrën dhe mund të përdoren vetëm nga individi të cilit i janë lëshuar;

    8. Aplikacioni rezervon të drejtën për të modifikuar, pezulluar ose përfunduar programin e kuponëve në çdo kohë pa njoftim paraprak në afat prej 7 dite.

    9. Këto terma dhe kushte do të udhëhiqen nga dhe interpretohen në përputhje me ligjet në fuqi. Çdo mosmarrëveshje që lind nga këto kushte do t’i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të gjykatave kompetente.

    10. Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e kuponit ose këto terma dhe kushte, ju lutemi kontaktoni në in**@ka*********.com