1. Politika e Privatësisë për aplikacionin Kartela PLUS

     

     

    1. Kartela PLUS

     

    Kartela PLUS është kartelë digjitale, e disponueshme për gjithë klientët e Meridian Express, SPAR Kosova, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery, që do të ofroj oferta të ndryshme dhe të personalizuara për klientët e saj.

     

    Kartela PLUS rezervon të drejtën të modifikojë, në çdo kohë, avantazhet dhe ofertat e ndryshme që ofron për klientët e saj.

     

    1. Regjistrimi në Kartelën Plus

     

    Të gjithë klientët pa përjashtim, që janë banorë të Republikës së Kosovës, mund të shkarkojnë aplikacionin e Kartelës PLUS nga gjitha pajisjet mobil në App Store apo Play Store.

     

     

    1. Përdorimi i kartelës PLUS

     

    Gjithë klientët mund të përdorin kartelën PLUS përmes skanimit të barkodit nga aplikacioni i instaluar në telefon mobil. E njejta llogari e krijuar nga një përdorues, mund të hapet edhe në pajisje tjera elektronike dhe të përdoret nga anëtarët tjerë të familjes.

     

    1. Mbrojtja e të dhënave personale

     

    Të dhënat personale të mbledhura përmes aplikacionit, do të përpunohen në perputhje me legjislacionin ne fuqi. Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Kartela Plus është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht LIGJIN NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE (me të gjitha plotësimet dhe ndryshimet që mund të ndodhin kohë pas kohe) si dhe aktet nënligjore përkatëse.

     

    1. Të dhënat personale të cilët i mbledh dhe i përpunon Kartela PLUS

     

    –  Emri dhe mbiemri, data e lindjes, vendi i lindjes, gjinia, statusi, të dhënat e kontaktit (numri i telefonit, e-mail, adresën e banimit),  dokumentet që vërtetojnë identitetin tuaj,

    Në rast se na kontaktoni, ne mund të mbajmë regjistrim të komunikimit.

     

    1. Baza ligjore dhe qëllimi i mbledhjes dhe përpunimit e të dhënave personale

     

    Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale bëhet për  qëllim të përfitimeve në ofertat e ndryshme, të personalizuara që përgatisim për juve.

     

    Baza ligjore: Neni 5, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2 i LIGJIT NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

     

    1. A jeni të detyruar që të ndani të dhënat tuaja personale me Ne?

     

    Nuk jeni të detyruar që të ndani me ne të dhënat tuaja personale, por në qoftë se nuk i kemi ato, është e pamundur që t’ju ofrojmë kartelën PLUS  dhe si pasojë nuk mund të ju ofrojmë shërbimet tona që lidhen me këtë kartelë.

     

    1. Menaxhimi i pëlqimeve për përpunimin e të dhënave personale

     

    Përpunimi i të dhënave të juaja personale bëhet vetëm në bazë të pëlqimit tuaj. Me klikimin tuaj në katrorin që mban shënimin ‘Pajtohem’, konsiderohet se ju keni dhënë pëlqimin për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të juaja personale. Pavarësisht dhënies së pëlqimit, Ju keni të drejtë që në çdo kohë të bëni tërheqjen e pëlqimit për procesim të të dhënave të juaja personale. Tërheqjen e pëlqimit mund të bëni duke deaktivizuar llogarinë tuaj në aplikacionin Kartela PLUS.

    Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit e cila është bazuar në pëlqimin të dhënë para tërheqjes së tij.

    Nëse dëshironi të jepni pëlqimin tuaj përsëri, këtë mund të bëni përmes ri-aktivizimit tuaj në kartelën Plus, 3 muaj nga momenti i deaktivizimit nga llogaria e fundit ose hapjen e llogarisë së njejtë.

    Revokimi apo tërheqja e pëlqimit do të rezultojë me ndërprerje të ofrimit të shërbimit që lidhet me kartelën Plus, sepse pa të dhënat e juaja personale nuk do të jemi në gjendje t’i përmbushim detyrimet tona kontraktuale ndaj jush që lidhen me shërbimet që i mundëson kjo kartelë.

     

     

    1. Afati i ruajtjes së të dhënave personale

     

    Duke pasur parasysh natyrën e shërbimit që ju merrni, kartela PLUS ruan të dhënat tuaja personale për aq kohë sa ju përdorni shërbimet që ajo i ofron.

     

    1. Transferimi i të dhënave te Shtetet tjera

     

    Me klikimin tuaj në katrorin ‘Pajtohem’, ju pajtoheni se ne mund të transferojmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në një ose më shumë vende, brenda ose jashtë Bashkimit Evropian dhe në rast kur të dhënat tuaja transferohen jashtë Kosovës, ajo vlen vetëm për shtetet për të cilët kanë nivelin e përshtatshëm të mbrojtjes dhe ruajtjes së të dhënave personale dhe të cilat janë në listën e shteteve të aprovuara nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës. Transferimi i të dhënave bëhet përmes kontratës me të cilën garantohet siguria e mbrojtjes dhe ruajtjes së dhënave të juaja personale.

     

    1. Të drejtat tuaja

     

    8.1        E drejta për të përmirësuar të dhënat tuaja personale.

     

    Nëse dëshmoni që të dhënat tuaja personale të cilët ne i posedojmë nuk janë të sakta, ju mund të kërkoni që të dhënat e pasakta të përmirësohen, përmes editimit të tyre në aplikacionin digjital.

     

    8.2        E drejta për të fshirë të dhënat personale.

     

    Ju keni të drejtë të kërkoni që të kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe/ose fshirjen e të dhënave tuaja. Kërkesën për fshirjen e të dhënave të lidhura me ju, mund ta paraqitni në çdo moment dhe Kartela Plus do t’i fshijë ato të dhëna. Kërkesën për fshirjen e të dhënave personale mund ta kërkoni përmes deaktivizimit të llogarisë në aplikacionin digjital.

     

    8.3        E drejta e kundërshtimit

     

    Nëse konsideroni që të drejtat tuaja janë shkelur, ju keni të drejtë për të paraqitur kundërshtim. Për të ushtruar të drejtat tuaja, dërgoni një e-mail në adresën elektronike në vijim: co*****@me*************.com

     

    8.4        E drejta në ankesë

     

    Ju keni të drejtë për të paraqitur ankesë në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale:

     

    • Nëse mendoni se ato të dhëna nuk jemi duke i përpunuar në përputhje me pëlqimin tuaj
    • Nëse përpunimi bëhet me ndihmë të procedurave të automatizuara.

     

    8.5        E drejta për kufizimin e përpunimit:

     

    Mund të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja:

    • Nëse kundërshtoni saktësinë e të dhënave gjatë një periudhe që na lejon të verifikojmë saktësinë e këtyre të dhënave;
    • Nëse përpunimi i të dhënave ka qenë e kundërligjshme, por refuzoni fshirjen dhe në vend të kësaj kërkoni kufizimin e përdorimit e të dhënave;

     

    Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të ushtruar të drejtën tuaj, Kartela PLUS mund të kërkoj nga ju që të identifikoheni para se të vazhdoj me kërkesën tuaj.

     

    1. Marketingu i drejtpërdrejt

     

    Të dhënat e juaja të përpunuara nga Kartela PLUS, do të shfrytëzohen për të gjitha aktivitetet promovuese të Kartelës PLUS, me klikimin në katrorin e poshtëm, ju jepni pëlqimin që ne të përpunojmë të dhënat e juaja personale me qëllime të marketingut të drejtpërdrejt.

     

    Pavarësisht pëlqimit, ju keni të drejtë që në çdo kohë të kërkoni ndërprerjen e përhershme apo të përkohshme të përdorimit të të dhënave të juaja personale me qëllim të marketingut të drejtpërdrejt.

     

    1. Niveli i mbrojtjes së të dhënave personale në sistemin e Kartelës PLUS

     

    Kartela PLUS mbron të dhënat tuaja personale me teknologjinë më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Të gjithë të punësuarit të Kartelës PLUS veprojnë në përputhje me protokollet dhe procedurat e brendshme dhe me këtë Politikë me qëllim të ruajtjes së privatësisë tuaj dhe për të pamundësuar keqpërdorimin potencial të të dhënave.

     

    1. Kontakti

     

    Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Deklaratë ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes, apo dëshironi të kontaktoni personin përgjegjës të Kartelës PLUS për mbrojtjen e të dhënave Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave, ju lutemi që të na dërgoni një email në adresën: co*****@me*************.com . Ne do të bëjmë përpjekjet maksimale që t’ju përgjigjemi brenda 5 ditëve të punës (përjashtuar ditët e fundjavës).